LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck rrezikon rolin e Batmanit

Ben Affleck rrezikon rolin e Batmanit

Ben Affleck kohët e fundit i është nënshtruar rehabilitimit prej alkoolit.

Aktori amerikan gjatë javës e kaluar është shtruar në një spital në Los Angeles dhe ka ndërprerë të gjitha aktivitetet filmike.


Kjo ka bërë që njëkohësisht të mund ta humb rastin të interpretojë rolin e Batamanit shkaku edhe i kostos së lartë të sigurimit.

Theksojmë se kjo është hera e dytë brenda vitit, gjegjësisht e treta gjatë jetës së vetë që përfundon në spital për të njëjtat probleme.

“Me shumë mundësi, studioja do ta zëvendësojë atë sepse kostot e sigurimit janë të mëdha”, tha një burim brenda Warner Bros. për “The Wrap”.

Ben Affleck ka luajtur deri tani në 3 filma si Batman: “Batman vs Superman: Dawn of Justice”, “Suicide Squad” dhe “Justice League”.

Ai është gjithashtu producent i “The Batman”, një film i ardhshëm i Warner Bros. /Telegrafi/