LAJMI I FUNDIT:

Behrami godet Lukakun: Sulmues pa ndikim, Interi shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve pa të

Behrami godet Lukakun: Sulmues pa ndikim, Interi shkoi në finalen e Ligës së Kampionëve pa të

Romelu Lukaku është emri më i përfolur i futbollistëve në afatin kalimtar veror në Itali.

Sulmuesi belg pasi u rikthye te Chelsea pas huazimit një vjeçar te Inter ka shkaktuar shumë polemika.


Fillimisht Inter dëshironte të nënshkruante me të, pastaj edhe Milan dhe Juventus.

Por tani në skenë ka dalë Roma që thuajse ka siguruar shërbimet e tij dhe është vetëm çështje orësh zyrtarizimi i belgut në kryeqytetin italian.

Lukaku ka refuzuar një top skuadër evropiane, vetëm që t'i bashkohet Romës
Lexo po ashtu Lukaku ka refuzuar një top skuadër evropiane, vetëm që t'i bashkohet Romës

Por ish-mesfushori shqiptar i shumë skuadrave italiane Valon Behrami ka kritikuar Lukakun, duke thënë se është pa ndikim dhe pa të Interi e arriti finalen.

“Lukaku nuk është një lojtar që i ndryshon shumë ekuilibrat. Edhe vitin e kaluar te Interi nuk ishte ai që tërhoqi ekipin, të gjithë ishin mirë dhe arritën në finalen e Ligës së Kampioneve pa Lukakun”.

Pellegrini flet për Lukakun: Nuk e di se çfarë do të sjellë ai 
Lexo po ashtu Pellegrini flet për Lukakun: Nuk e di se çfarë do të sjellë ai 

“Kishte ndeshje në të cilat belgu nuk e kishte idenë e golit. Megjithatë nëse ai është mirë është një lojtar që ngre qendrën e gravitetit dhe kjo gjë është pozitive për Romën”, tha Behrami për DAZN.

Pas largimit nga futbollit, Valon Behrami tani është si analist te mediumi DAZN. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori