Bëhen gati për Baku

Objektiv është që boksierët të jenë sa më të përgatitur për këtë eveniment, në mënyrë që ata ta arrijnë normën olimpike për pjesëmarrje edhe në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Kosovën në Baku do ta përfaqësojnë: Naser Shala (64 kg) dhe Armend Xhoxhaj (81 kg), si dhe trajneri Shefki Bogujevci. Nga data 26 maj, ata kanë shkuar për përgatitje speciale në Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, ku do të qëndrojnë deri më 3 qershor.
Ndërkaq, më pas do t’i vazhdojnë përgatitjet përfundimtare në Ferizaj, deri më 11 qershor, para nisjes për Azerbajxhan.

Nga
Telegrafi
30/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































