eksperti-banner

Një tërmet me magnitudë prej 4.5 ballë ka ndodhur në Kaliforni gjatë mbrëmjes së djeshme.

San Diego, Valencia dhe San Frnando Valley ishin disa nga pjesë, banorët e të cilëve kishin përjetuar ‘shok’, shkruan CNN.


Po ashtu, tërmeti është dëgjuar edhe në aeroportin internacional të Los Angeles, teksa ekipi është duke parë për ndonjë dëmtim.

Një gjë të tillë e ka përjetuar edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka treguar se është zgjuar me dridhje.

“U zgjova nga një tërmet, jam duke u dridhur, nuk e di çfarë po ndodh me mua. Prisja që të jetë më keq. Shpresoj që jeni mirë. Ju dua”, ka shkruar ajo.

200919031309 los angeles earthquake map 0918 exlarge 169 (Foto: CNN)

Në të po të njëjtin postim, mijëra fansa të saj komentuan duke shpresuar se artistja është e sigurt dhe se nuk i ka ndodhur asgjë.

Shtëpia e Bebe Rexhës është e me qendër në Los Angeles, vend afër së cilit ishte epiqendra e tërmetit. /Telegrafi/