LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha thekson linjat trupore në imazhet e fundit, ndërsa merr vëmendjen me flokët e kuqe

Bebe Rexha thekson linjat trupore në imazhet e fundit, ndërsa merr vëmendjen me flokët e kuqe

Bebe Rexha festoi 20 milionë shikime për klipin e saj “Baby, I’m Jealous” me reperen Doja Cat të mërkurën.

Këngëtarja 31 vjeçare, u lajmërua në Instagram për të përshëndetur fansat e saj me disa imazhe mjaft atraktive, shkruan DailyMail.


Ajo u shfaq e veshur me një bluzë të bardhë me prerje të mëdha anash, duke i lënë kështu pak vend imagjinatës.

Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, e kombinoi bluzën e bardhë me një palë geta të zeza, të cilat nxirrnin në pah pjesën e pasme të saj bukuroshe.

Sipër bluzëz me prerje të shumta, këngëtarja veshi një triko të bardhë me përmasa të mëdha, të markës ‘Louis Vuitton’.

Bebe Rexha dukej edhe më tërheqëse me një koleksion argjendarie prej ari, që përfshinte një pirg gjerdanësh dhe vathë në formë rrethi.

Këngëtarja i la flokët e saj të kuqe të lirshme, ndërsa i shtoi shkëlqim pamjes me doza të vogla të makijazhit.

Për të festuar arritjen e shifrës prej 20 milionë klikimeve në vetëm dy javë pas publikimit, Bebe Rexha ndua me ndjekësit një klip të shkurtër argëtues, të publikuar në Facebook dhe InstaStory.

Ylli me prejardhje shqiptare i tha ET javën e kaluar se kënga ka të bëjë me atë se si rrjetet sociale kanë ndikuar në marrëdhëniet e saj të së kaluarës.

Ajo tha: “Unë kam një marrëdhënie dashuri-urrejtjeje me rrjetet sociale. E dua sepse mund të flas me fansat e mi dhe të shoh se çfarë po ndodh me ta, por më pas ju shihni gjëra që nuk doni t’i shihni”.

Artistja shqiptare e lindur në Brooklyn shtoi: “Unë mendoj se ajo që e bën këtë këngë fuqizuese është fakti që unë isha në gjendje të thoja se “Po, unë bëhem xheloze”. Të gjithë ne ndonjëherë bëhemi xhelozë dhe nuk më pëlqen të jem xheloze, por kjo është pjesë e natyrës njerëzore”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori