LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shpërblehet me trofeun e vendit të parë për këngën “I’m Good (Blue)” nga ‘Official Charts’

Bebe Rexha shpërblehet me trofeun e vendit të parë për këngën “I’m Good (Blue)” nga ‘Official Charts’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Suksesi i saj gjatë vitit 2022 kulmoi me mega hitin “I’m Good (Blue)”, një ripërpunim i këngës së famshme “Da Ba Dee” që ajo e bër ime David Guettan.


Ky bashkëpunim i suksesshëm e riktheu atë në vendin e parë në top listat britanike amerikane.

Madje për herë të parë në karrierën e saj, 33-vjeçarja arriti që të renditet në numrin një në këngët më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

“Official Charts” që llogarit statistikat dhe shpërblen artistët e arritur, i ka dhuruar trofeun e vendit të parë këngëtares shqiptare me origjinë nga Dibra e Maqedonisë së Veriut.

Ka qenë vet Bebe Rexha, ajo e cila përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, ka bërë të ditur se ka pranuar trofeun në fjalë dhe se ndjehet tej mase e lumtur dhe e vlerësuar.

“Më në fund mora vendin e parë. E mora këtë çmim nga ‘Official Charts’ për ‘I’m Good’ të renditur në vendin e parë. Është hera ime e parë që renditem e para në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që faleminderit shumë. Do të fle e qetë sonte”, ka thënë artistja e hitit “I’m Good (Blue)”.

@beberexhaSlay

♬ I’m Good (Blue) – David Guetta & Bebe Rexha

Bebe Rexha përndryshe është e vetmja shqiptare e nominuar këtë herë në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards 2023”.

Ajo dhe David Guetta janë nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori