LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin vjetor të Billboard, “Women In Music 2024”

Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin vjetor të Billboard, “Women In Music 2024”

Ngjaja vjetore “Billboard Women In Music 2024” në Los Angeles mblodhi së bashku disa nga artistet më në zë të momentit, duke përfshirë edhe artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Artistja shfaqet çdo herë më shumë në skenën ndërkombëtare duke lënë gjurmë të pashlyera me talentin dhe performancat e saj.


Bebe Rexha shkëlqeu në të zezë, duke mahnitur të pranishmit me një fustan të zi me material lëkure dhe një korse të ngushtë dhe të hapur.

Artistja dha puthje për kamerat ndërsa flokët e saj të gjatë bionde u lanë të lira përgjatë gjoksit.

Kënga "Meant To Be" nga Bebe Rexha është zyrtarisht më e dëgjuara në histori të zhanrit country, në Mbretërinë e Bashkuar
Lexo po ashtu Kënga "Meant To Be" nga Bebe Rexha është zyrtarisht më e dëgjuara në histori të zhanrit country, në Mbretërinë e Bashkuar

Ajo qëndroi ndër emrat e shquar të mbrëmjes, duke treguar për të gjithë energjinë dhe sharmin që ajo përfaqëson në skenë.

Ky event vjetor u mbajt në Teatrin ‘YouTube’ në Inglewood, Kaliforni, mbrëmjen e së mërkurës, dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim në Billboard duke filluar që nga e enjtja.

Billboard vlerëson që nderimet “Women In Music” tregojnë për rëndësinë globale që ka marrë muzika në ditët e sotme. Artistë të tillë si Karol G, Charli XCX, Maren Morris, NewJeans, TEMS, Victoria Monet, Young Miko dhe Luísa Sonza ishin jo vetëm të nderuarat e mbrëmjes, por edhe performuan në këtë gala mbrëmje në Los Angeles.

Pa dyshim, prezencat e artistëve të talentuar si Bebe Rexha, së bashku me performancat e tyre, kontribuojnë në rritjen dhe promovimin e diversitetit të kulturave përmes muzikës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by billboard (@billboard)

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Kalo në kategori