Bebe Rexha publikon video provokuese nga ushtrimet në palestër, vë në pah gjoksin atraktiv


Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.
Këtë vit, ajo lansoi albumin e saj të ri "Expectations", i cili u prit shumë mirë nga publiku.
Nga të gjitha këngët e këtij albumi, ishte "I'm a mess" ajo e cila u shndërrua në hit, dhe mori pëlqyeshmëri të madhe.

Bebe Rexha vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqej duke bërë ushtrimet në palestër.
Ajo dukej mjaft energjike, teksa vazhdimisht vinte në pah gjoksin e saj atraktiv.
Rexha njihet për format e saj trupore, të cilat nuk heziton që t'i ekspozojë në asnjë prej paraqitjeve të saj.
Videoja në fjalë ka rrëmbyer vëmendjen e madhe të fansave të saj, të cilët janë plot gjashtë milionë vetëm në Instagram. /Telegrafi/


















































