LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha pozon tërësisht e zhveshur nga dushi gjatë pushimeve në St. Barts

Bebe Rexha pozon tërësisht e zhveshur nga dushi gjatë pushimeve në St. Barts
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare që ka arritur të bëjë bujë në skenën botërore, Bebe Rexha, ka befasuar ndjekësit e saj me një seri fotografish mjaft provokuese të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bebe, e cila ka treguar gjithmonë një frymë të lirë në shprehjen e vetes, këtë herë shkon një hap më tej duke ndarë momente intime nga pushimet e saj të fundit në St. Barts.


Në fotografitë e postuara, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” shihet duke bërë dush, totalisht e zhveshur dhe duke lënë pak vend për imagjinatën, megjithëse ka ruajtur modestinë duke mos ekspozuar pjesët e saj intime.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Këtë vit qëllimi im është të hip mbi valët e jetës. Nuk mund të shijosh valët duke qëndruar në breg. Kur futesh në ujë, kurrë nuk e di kur do të vijë vala tjetër, prandaj shumicën e kohës do të jesh duke përdredhur dhe duke pritur. Kur të godet një valë, duhet të mësosh të shijosh valën ndërsa po ndodh, e mos të shqetësohesh për momentin kur ajo do të thyhet ose kur do të vijë vala tjetër. Kur vala thyhet duhet të jesh si uji. Mos e lufto atë. Ndodh që duam të hipim mbi çdo valë të vogël, por mund të humbasim atë më të mirën që vjen më vonë. Dua të mësoj si të kaloj mbi valët e vogla dhe të pres ato të duhurat”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këto fjalë të matura dhe reflektive përmbledhin filozofinë e këngëtares për të përjetuar jetën në mënyrë të plotë dhe të pranuar çdo moment të saj me gëzim, pa u ndalur te frikat dhe shqetësimet për të ardhmen.

Albume, çmime prestigjioze e miliona njerëz që i dëgjojnë - sukseset që shënuan gjatë 2023 shqiptaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max
Lexo po ashtu Albume, çmime prestigjioze e miliona njerëz që i dëgjojnë - sukseset që shënuan gjatë 2023 shqiptaret Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max

Fotografitë kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e vlerësojnë ndershmërinë dhe guximin e saj për të qenë aq transparente në një botë shpesh të mbushur me maskë dhe pretenciozitet.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha përsëri arriti të krijojë një valë në rrjetet sociale, dhe mesa duket, ajo do të vazhdojë të ecë mbi ujërat e famës dhe suksesit me të njëjtin stil të guximshëm dhe të pashembullt që e ka karakterizuar deri më tani. /Telegraf/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Dua Lipa flet për përvojën kur u bë ‘meme’ me kërcimin viral: Më duhej të hiqja veten nga Twitter-i

Magazina
Kalo në kategori