LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha pozon atraktive me stil të ri flokësh për revistën ‘Notion’

Bebe Rexha pozon atraktive me stil të ri flokësh për revistën ‘Notion’

Kohëve të fundit është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.

Fjala është për artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexhën, e cila në fillim të këtij muaji solli albumin e plotë të quajtur “Better Mistakes”.


Kjo është një nga arsyet kryesore që ylli nga Dibra ka zënë vend në çdo intervistë, meqenëse në secilën prej këngëve nxjerr shumë nga vetja dhe trajton gjëra mjaft të rëndësishme.

View this post on Instagram

A post shared by NOTION (@notion)

Ajo së fundmi është shfaqur në kopertinën e revistës ‘Notion’, me një stil flokësh krejtësisht tjetër dhe tejet interesant.

Siç eksperimenton shpesh me pamjen, biondja edhe këtë herë duket në formë të mrekullueshme.

Ankthi, ndjenjat dhe paragjykimet ndaj formave trupore - Bebe Rexha rrëfen gjithçka për revistën “Euphoria”
Lexo po ashtu Ankthi, ndjenjat dhe paragjykimet ndaj formave trupore - Bebe Rexha rrëfen gjithçka për revistën “Euphoria”

Mes tjerash, 31 vjeçarja ka folur për albumin e ri, industrinë e muzikës e po ashtu edhe për fizikun e saj – për të cilin paragjykohet në masë të madhe.

View this post on Instagram

A post shared by NOTION (@notion)

Sidoqoftë, Bebe e pranoi se është e zhgënjyer pasi albumi i ri nuk po i ecën siç duhet, por që deklaroi se nuk do të dorëzohet.

“Unë nuk do të ndalem. Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëj”, tha ajo. “Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do ta shtyj përpara. Pavarësisht se çfarë”, shkroi më tej Rexha.

“Better Mistakes” ndërkaq është albumi pasues i Bebe Rexhës pas atij të parit “Expectations”, i cili u publikua në vitin 2018. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by NOTION (@notion)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

E dashura e Leonardo DiCaprio, Vittoria Ceretti, shfaq figurën mbresëlënëse me bikini të zeza, në një arratisje ekzotike

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori