LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha nuk do t’i ndal skenat provokuese

Bebe Rexha nuk do t’i ndal skenat provokuese

Ajo ditë më parë pati një paraqitje të shkëlqyer në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards”.

Megjithëse nuk arriti të rrëmbejë asnjë nga trofetë e festivalit, ajo u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që i mahniti të gjithë.


Por, këngëtarja që në ditën e nesërme paralajmëroi se po vjen me një këngë të re, e cila beson se do të shndërrohet në hit botëror.

View this post on Instagram

✞ #LastHurrah ✞ 3 Days ✞

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Feb 12, 2019 at 9:38am PST

Madje, bukuroshja jonë publikoi edhe një video sekuencë të shkurtër të këngës, e cila do të jetë ritmike dhe me skena provokuese.

E një të tillë, një imazh seksi e ka publikuar në rrjetet sociale teksa 28-vjeçarja shihet e shtrirë në një shtrat duke vë në pah të pasmet seksi.

Bebe Rexha e zhgënjyer me "Meant to be", asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde
Lexo po ashtu Bebe Rexha e zhgënjyer me "Meant to be", asnjë nga festivalet nuk e vlerësoi këngën e saj që theu rekorde

“Unë nuk do të ndalem derisa të shkoj shumë larg”, ka shkruar me këtë rast biondina në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Rexha ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja si dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

I ain’t gonna stop till I go too far #LastHurrah

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Feb 13, 2019 at 12:50pm PST