eksperti-banner

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë.

Ajo nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor që nga fillimi i vitit 2020, teksa edhe publikimi i albumit të saj të tretë është shtyrë për shkak të pandemisë globale COVID-19.


Sido që të jetë, Bebe Rexha po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.

GettyImages 1202149983

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe këshillat për fansat apo ndonjë fjali motivuese.

Së fundmi, 31-vjeçarja publikoi për fansat në InstaStory një thënie, e cila ka të bëjë me paragjykimet e të tjerëve, veçanërisht për peshën.

beeb

“Ndonjëherë pesha që duhet të humbni është pesha e mendimeve të të tjerëve për ju”, është thënia të cilën artistja e ndau me fansat, e që duket se pajtohet plotësisht me një këshillë të tillë.

Rexha është kritikuar disa herë për kilogramët e tepërt, por që ajo vet thotë se nuk shqetësohet nga këto komente, pasi e rëndësishme për të është të ndjehet mirë dhe vetvetja. /Telegrafi/

GettyImages 1195587179