LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha lë anash komplekset, publikon fotografi nga dukja me dhe pa makijazh

Bebe Rexha lë anash komplekset, publikon fotografi nga dukja me dhe pa makijazh
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.

Kënga ka arritur të marrë nominime në eventet e rëndësishme të ndarjes së çmimeve këtë vit si: ‘Grammy Awards’, ‘Brit Awards’ dhe ‘iHeart Radio Music Awards’.


E teksa pret që të marrë pjesë në këto ceremoni të rëndësishme çmimesh, Bebe Rexha po vazhdon të jetë aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Shpesh ajo publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe imazhe të dukjes së saj natyrale, apo kur është me flokët e çrregullta.

Bebe Rexha merr vëmendjen me imazhet e fundit, duket provokuese dhe stilin voluminoz të flokëve
Lexo po ashtu Bebe Rexha merr vëmendjen me imazhet e fundit, duket provokuese dhe stilin voluminoz të flokëve

Një gjë të tillë, interpretuesja e hitit “I’m a mess” e bëri në videon e fundit të publikuar në InstaStory, ku gjatë ushtrimeve të kardios në palestër, mund të shihej duke xhiruar veten pa makijazh dhe me flokët rrëmujë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndërkohë, nuk vonoi shumnë dhe ajo ndau me ndjekësit disa imazhe të tjera, ku dukej mjaft atraktive e veshur me xhinse dhe një setër të zezë, teksa ishte rregulluar mjaft bukur për natën e saj të kaluar jashtë.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Rexha përndryshe njihet për çiltërsinë e saj dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria, pa ndonjë kompleks se si mund të duket. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori