Bebe Rexha largohet me vrap nga paparacët 'e turpëruar' pasi zihet në befasi - e parregulluar dhe pa makijazh

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha është parë së fundmi në një moment jo fort të zakonshëm, teksa u largua me nxitim nga një paparaci.
Në videon që po qarkullon në rrjet, artistja shihet e veshur me bluzë të kuqe me kapuç dhe pantallona të zeza, ndërsa ecën shpejt në një hapësirë publike, pranë një zone me lokale dhe dyqane. Gjatë gjithë kohës, ajo mban duart te fytyra, duke tentuar të mos ekspozohet para kamerës dhe duket qartë se nuk dëshiron të filmohet.
Në pamje, Bebe nuk ndalet për të folur, por vazhdon rrugën e saj me ritëm të shpejtë, duke hyrë më pas drejt një ambienti të mbyllur, ndërsa paparaci e ndjek nga afër.
Sipas asaj që vërehet edhe në video, arsyeja pse Rexha u largua me shpejtësi mund të lidhet me faktin se ajo dukej pa makijazh dhe e parregulluar, duke preferuar të mos shfaqej në publik në atë gjendje.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e ndjekësve kanë komentuar mbi presionin e vazhdueshëm që figurat publike përjetojnë nga paparacët, edhe në momente kur nuk janë të përgatitura për kamera. /Telegrafi/





























































