LAJMI I FUNDIT:

Bayerni vuan, por fiton në fund (Video)

Bayerni vuan, por fiton në fund (Video)

Bayern Munich ka arritur një fitore tejet të vështirë nga udhëtimi në Ingolstadt.

Deri në fund të ndeshjes rezultati ishte i barabartë 0-0, por në dy minutat e fundit bavarezët shënuan dy gola për fitoren e 15-të këtë edicion në Bundesliga.


Bayerni dominoi në pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Thiago Alcantara pati dy goditje në drejtim të portës por që u ndalën nga portieri vendas.

Rast të mirë pati edhe sulmuesi polak, Robert Lewandowski por pasi dërgoi topin mbi portierin, nga vija fatale e largoi mbrojtësi Matip.

Një tjetër rast të mirë shënimi e pati edhe Thomas Muller në pjesën e dytë, por nga vija fatale topin e largoi ylli i Kosovës, Florent Hadergjonaj.

Kampionët në fuqi të Bundesligas, golin e parë e arritën në minutën e 90-të të ndeshjes.

Ishte mesfushori kilian, Arturo Vidal që shënoi nga afërsia për 0-1.

Vetëm një minutë më vonë, Arjen Robben realizoi golin e dytë dhe të fitores për Bayernin.

Ylli kosovar, Florent Hadergjonaj, pati një paraqitje mjaftë të mirë në këtë takim.

Florent Hadergjonaj gjatë një dueli me David Alaban

Pas kësaj fitore, Bayern vazhdon kryesimin në Bundesliga me 49 pikë të tubuara, shtatë më shumë se ndjekësi RB Leipzig.

Ndërkohë, Hamburgu është përkujdesur për befasi, pasi ka mposhtur në shtëpi RB Leipzigun me rezultat 0-3.

Mërgim Mavraj shkëlqeu në këtë takim, ndërsa golat për mysafirët u shënuan nga Papadopoulos, Walace dhe Aaron Hunt.

Borussia Dortmund është mposhtur në udhëtim tek Dramstadt me rezultat të ngushtë 2-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori