LAJMI I FUNDIT:

Bayerni tanimë ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e Jamal Musialas

Bayerni tanimë ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimin e Jamal Musialas

E ardhmja e Jamal Musialas vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse do të mbetet te Bayerni apo do të largohet në verë.

Mesfushori ofensivë gjerman është një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve nga top skuadrat evropiane dhe Bayerni po mundon në çdo mënyrë ta ndalë atë në Allianz Arena.


21-vjeçari po tregon formë të shkëlqyer, ku këtë edicion në 34 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Barcelona rivalizon Man Cityn në garën për transferimin e yllit Jamal Musiala
Lexo po ashtu Barcelona rivalizon Man Cityn në garën për transferimin e yllit Jamal Musiala

Kampioni në fuqi i Evropës, Manchester City mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Musialan dhe tanimë Citizens e dinë çmimin e tij.

Sport Bild ka raportuar se synimi i Bayernit është ta ndalin lojtarin në Allianz Arena, por nëse nuk arrijnë ta bindin atëherë i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se nuk do ta lejojnë largimin e tij pa 115 milionë euro.

Përse Chelsea po i fërkon duart nga shitja e mundshme e Musialas nga Bayerni
Lexo po ashtu Përse Chelsea po i fërkon duart nga shitja e mundshme e Musialas nga Bayerni

Në rast largimi të tij, Bayern do t’i investojë ato para te Leverkusen për ta sjell në Allianz Arena super talentin gjerman Florian Wirtz.

Përveç Cityt në garë për Musialan mbeten edhe Manchester United, Liverpool, Chelsea si dhe dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori