LAJMI I FUNDIT:

Bayerni pritet ta kthejë Perisicin te Interi

Bayerni pritet ta kthejë Perisicin te Interi
Ivan Perisic (Foto: Daniel Kopatsch/Getty Images for FC Bayern/Guliver)

Bayern Munich thuhet se do të rikthej të huazuarin Ivan Perisic përsëri në Inter në fund të sezonit.

Kroati iu bashkua Bavarezëve nga Nerazzurrët në javët e fundit të afatit të verës pasi u bë e qartë se kishte pak hapësirë ​​për të në sistemin 3-5-2 të Antonio Conte.


Perisic ka luajtur rregullisht për Bayernin, duke bërë 12 paraqitje në Bundesliga dhe gjashtë të tjera në Evropë.

Perisic kërkon qëndrimin te Bayerni
Lexo po ashtu Perisic kërkon qëndrimin te Bayerni

Sidoqoftë, sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni synon ta dërgojë 30-vjeçarin përsëri në Inter në fund të sezonit.

Bayerni pagoi pesë milionë euro te Interi për huazim njëvjeçar, me mundësi blerje të mesfushorit për 20 milionë euro në këtë verë.

Perisic ishte një kërkesë specifike e trajnerit të atëhershëm të Bayernit, Niko Kovac, i cili tashmë është zëvendësuar nga Hans Flick para më shumë se një muaji. /Telegrafi/