LAJMI I FUNDIT:

Bayerni kërkon 48 milionë euro për Sanchezin

Bayerni kërkon 48 milionë euro për Sanchezin

Zyrtarët e Bayern Munichut kanë pohuar se do të pranojnë të lirohen prej shërbimeve të Renato Sanchez në rast se ndonjë klub ka të gatshme 48 milionë euro.

Portugezi tashmë është një ndër objektivat e mesfushës së Milanit, ku bisedimet me bavarezët filluan javën e kaluar, por Karl-Heinz Rummenigge e ka bërë të qartë se ndonëse ylli i Portugalisë “nuk do të ketë minuta të mjaftueshme në dispozicion”, Bayerni nuk do ta shes shumë lirë.


Të gjitha lajmet rreth Bayern Munichut
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bayern Munichut

“Ai nuk do të ketë minuta të mjaftueshme në Bayern, kështu që ne jemi të gatshëm të negociojmë një marrëveshje për huazim dhe ndoshta përtej kësaj”, citohet të ketë thënë drejtori bavarez.

“Unë nuk jam trajner, por mendoj se Renato ka nevojë që të luajë rregullisht. Unë mund ta konfirmoj interesimin e Milanit, por bisedimet nuk përparuan javën e kaluar”.

“Nëse një klub është i interesuar për një lojtar të Bayernit, ata duhet të jenë të gatshëm të përballojnë shifrat e rëndësishme ekonomike dhe nuk mendoj se Milani është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat tona.

“Dua të them se nuk jemi të gatshëm të pranojmë një ofertë nën 48 milionë euro”, tha gjermani, ku oferta e klubit italian ishte shtatë milionë për dy sezone në formë të huazimit dhe 40 milionë euro për blerjen definitive.

Kampioni i Bundesligas e kanë blerë Sanchesin prej Benficës për shumën prej 35 milionë euro, ndërsa 18-vjeçari ka bërë vetëm 25 paraqitje të shkurtra në sezonën 2016-17. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Kalo në kategori