LAJMI I FUNDIT:

Bayerni fiton pa vështirësi te Hoffenheimi

Bayerni fiton pa vështirësi te Hoffenheimi

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Hoffeinhemi në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Ekipi i Jules Nagelsmann ka vazhduar formën pozitive në kampionat duke marrë fitoren e dytë radhazi apo të treten nga katër ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe dominim të Bavarezëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 18-të me anë të Jamal Musiala, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Eric Maxim Choupo-Moting (38′) shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, u luajt lojë më e barabartë, por me Bayernin përsëri skuadër më të mirë, duke krijuar diçka më shumë dhe menaxhuar lojën.

Megjithatë, në këtë 45 minuta asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrjetën dhe Bayerni iu gëzua në fund fitores me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, Bavarezët e shohin veten në pozitën e dytë me 22 pikë, teksa Hoffenheimi zë vendin e gjashtë me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bayerni e pret Mainzin, ndërsa Hoffenheimi udhëton te Kolni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori