Bayern Munich raportohet se janë të prirur të sjellin përsëri në klub sulmuesin kroat të Juventusit, Mario Mandzukic.

Sipas gazetarit të njohur të Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, agjenti i kroatit, Giovanni Branchini është duke punuar për rikthimin e Mandzukicit te Bayerni.

Branchin ndihmoi Ivan Perisicin për t’u transferuar nga Interi, dhe Schira shton se gjigantët gjermanë janë të gatshëm t’i ofrojnë atij 10 milionë euro për dy vjet.

Mandzukic refuzon Sevillën, kërkon transferimin te Bayerni Mandzukic refuzon Sevillën, kërkon transferimin te Bayerni

Sidoqoftë, Bianconerët do të lejonin ndarjen me 33-vjeçarin kroat vetëm për një tarifë prej 15 milionë eurosh.

Mandzukic ka fituar Ligën e Kampionëve me Juventusin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Kroati kaloi dy vjet në Bayern midis 2012 dhe 2014, duke shënuar 48 gola dhe duke fituar dy tituj të Bundesligës, si dhe Ligën e Kampionëve.

Në garë për të janë edhe Borussia Dortmundit dhe Sevilla. /Telegrafi/