LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munichu fiton thellë në udhëtim te Union Berlini

Bayern Munichu fiton thellë në udhëtim te Union Berlini
Foto: Bayern Munich EN/Twitter

Bayern Munichu ka shënuar fitore me rezultat 5-2 në udhëtim te Union Berlini në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Bundesliga.  

Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar me rezultat të thellë takimin e shtatë golave ndaj Union Berlinit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të mysafirëve, të cilët arritën t’i shënojnë edhe tri gola, ndërsa vendasit tunden një herë rrjetën.

Robert Le2ando2ski hapi serinë e golave në minutën e 15-të nga penalltia për 0-1, ndërsa polaku shënoi edhe për epërsinë 0-2 në minutën e 23-të.

Bayerni arriti ta shënojë edhe një gol në pjesën e parë me anë të Leroy Sane (35’) për 0-3, ndërsa Niko Giesselmann (43’) ngushtoi epërsinë 1-3.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë me të dyja skuadrat që patën rastet e veta dhe arritën të shënojnë përsëri gola, me Bayernin dy herë dhe Union Berlinin një herë.

Kingsley Coman (61’) shënoi golin e parë këtë pjesë për të dërguar epërsinë në 1-4, ndërsa Julian Ryerson (65’) ngushtoi shifrat në 2-4.

Goli i shtatë dhe i fundit në këtë pjesë u shënua në minutën e 79-të me anë të Thomas Muller, i cili vulosi fitoren e Bayernit me rezultat përfundimtar 2-5.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Union Berlini renditet në pozitën e gjashtë me 16 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Freiburgut, ndërsa kryeqytetasit udhëtojnë te Kolni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori