LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich konsideron transferimin befasues të De Geas

Bayern Munich konsideron transferimin befasues të De Geas

Bayern Munich thuhet se është i interesuar për ish-portierin e Manchester United, David de Gea, ndërsa Manuel Neuer ende nuk është kthyer në gjendje të plotë.

Sipas mediumit Sport Bild, Bayerni aktualisht po kërkon të nënshkruajë një portier të ri, me Neuer që ende nuk ka rifilluar stërvitjen e plotë pas një pengese në procesin e tij të rikuperimit pas një dëmtimi të tmerrshëm me ski në janar.


Portieri rezervë Yan Sommer po lidhet me skuadrën e Serie A, Interin, pasi ai nuk dëshiron të ngrohtë më stolin kur gjermani të jetë sërish në formë.

Yann Sommer në prag të kalimit te Interi
Lexo po ashtu Yann Sommer në prag të kalimit te Interi

Kjo e ka bërë Bayernin të kërkojë në treg për një portier të cilësisë së lartë dhe ata kanë etiketuar ish-portierin e Unitedit, De Gea, i cili u largua nga Djajtë e Kuq në qershor pas skadimit të kontratës së tij në Old Trafford.

Bayerni tashmë ka hartuar një listë të ngushtë të objektivave të mundshëm, në rast se nuk arrin të marrë spanjollin.

Sipas gazetës italiane La Repubblica, ata janë të interesuar për portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny, por klubi i Serie A nuk dëshiron të ndahet me portierin polak.

David Raya gjithashtu ka hyrë në listë, por Bayern e di se Brentford do të kërkonte rreth 45 milionë euro si tarifë transferimi.

Yassine Bounou i Sevillas, portieri i Valencias, Giorgi Mamardashvili, Robert Sanchez i Brighton dhe Kamil Grabara i FC Copenhagen janë opsionet e tjera në tryezë për kampionët gjermanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori