LAJMI I FUNDIT:

Yann Sommer në prag të kalimit te Interi

Yann Sommer në prag të kalimit te Interi

Bayern Munich thuhet se është gati të lejojë portierin Yann Sommer të transferohet te Interi, pasi të vendosë zëvendësuesin e tij.

Nerazzurrët, të cilët janë në turneun e tyre parasezonal në Japoni së bashku me gjigantët e Bundesligës, aktualisht janë pa asnjë portier të ekipit të parë pasi e shitën Andre Onanën te Manchester United dhe e lanë Samir Handanovicin të largohej pas përfundimit të kontratës.


Sommer është identifikuar prej kohësh nga Interi si zgjedhja e tyre kryesore për sezonin e ardhshëm dhe lojtari është i prirur të bëjë këtë lëvizje, duke i thënë Bayernit përpara udhëtimit në Japoni se ai dëshiron të largohet për në kryeqytetin e Lombardisë këtë verë.

Mediumi Gazzetta dello Sport detajon se si Bayerni më në fund është gati të lejojë Sommer të largohet, tani që ata kanë rreshtuar si zëvendësues spanjollin David Raya, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Brentford.

Interi ka pritur me durim për të finalizuar ardhjen e Sommer dhe ata janë të prirur ta mirëpresin atë në kampin e tyre stërvitor në Japoni.

Gjërat mund të përfundojnë në 48 orët e ardhshme dhe është ende e paqartë nëse Nerazzurrët do të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 6 milionë euro apo do t’i jepet një zbritje e vogël. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori