LAJMI I FUNDIT:

Batatina thotë se Llapi bëri dy hapa prapa për daljen në Evropë në barazimin me Dukagjinin

Batatina thotë se Llapi bëri dy hapa prapa për daljen në Evropë në barazimin me Dukagjinin

Llapi ka barazuar 1-1 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Me pikët e lëshuara, trajnerin Tahir Batatina ka thënë se ata do të luftojnë deri në vend për një vend në Evropë.


“Mendoj se nuk është dashur të barazojmë, por të fitojmë tri pikë. Pranuam një gol që nuk është dashur të pranohet”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri llapjan për ArtSport.

Nuk ka fitues në Podujevë: Llapi dhe Dukagjini i ndajnë pikët
Lexo po ashtu Nuk ka fitues në Podujevë: Llapi dhe Dukagjini i ndajnë pikët

“Bëmë maksimumin për të barazuar dhe barazuam. Në pjesën e dytë kishim shumë raste por nuk konkretizuam”.

Kjo po na kushton me pikë. Ndeshje e vështirë, dy skuadra me botëkuptime të ndryshme. Por, i humbëm dy pikë”.

“Ky barazim është hap prapa, duhet të jemi realist. Por do të bëjmë maksimumin në ndeshjet deri në fund. Është dashur të bëjmë më shumë, por ndoshta po na mungon efikasitet në fazën e sulmit”.

“Po krijojmë shumë raste, por konkretizimi nuk është në nivelin e duhur. Si trajner e kam të vështirë të ndryshojë filozofinë e lojës”.

“Ne luajmë me aksione të rrjedhshme për të ardhur deri te finalizimi. Do të bëjmë maksimumin dhe do të mundohemi të përshtatim lojën varësisht kundërshtarit”, ka shtuar Batatina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori