Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka folur pas fitores 2-0 ndaj Dinamos së Ferizajt në barazh, rezultat me të cilin skuadra nga Podujeva siguroi mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Pas ndeshjes, Batatina u shpreh se Llapi nuk e meritonte të gjendej në barazh, duke theksuar se ekipi i tij kishte dominuar kundërshtarët në ndeshjet e fundit.


Ai pranoi se Llapi nuk ka pasur paraqitje të mira gjatë këtij edicioni të kampionatit, por sipas tij, skuadra arriti objektivin në fund, duke treguar karakter në momentet vendimtare.

“Mendoj që njerëzit në Kosovë e kanë parë pse Llapi mbeti në barazh. Nuk ishte me meritë. Kemi dominuar kundërshtarët në ndeshjet e fundit. Batatina është për 14 vjet në futbollin e Kosovës dhe do të jetë edhe për 15 vjet të tjera. Duhet korrektësi”.

“Skuadra nuk ka performuar mirë në kampionat këtë edicion. Por kundër të gjithëve e arritëm qëllimin. E respektuam Dinamon, është skuadër e mire. Nuk ka ndeshje të lehta, këto janë finale”.

“Djemtë i përgëzoj për angazhimin. Tifozëve u them të rrinë të qetë sepse Superliga nuk luhet pa Llapin”, deklaroi pas ndeshjes trajneri Batatina./Telegrafi/

telegrafi sport app