LAJMI I FUNDIT:

Batatina: Llapi tregoi karakter, djemtë kanë bërë maksimumin e tyre

Batatina: Llapi tregoi karakter, djemtë kanë bërë maksimumin e tyre

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve të tij pas fitores ndaj Feronikelit.

“Pjesa e parë ishte e barabartë por kishim dominim të lehtë. Realizuam nga penalltia dhe ishim më të qetë në pjesën e dytë. E kërkuam golin sërish dhe erdhi herët në pjesën e dytë, e më pas gjithçka shkoi mirë. Djemtë treguan karakter, kanë bërë maksimumin”.


Tutje, tekniku llapjan shtoi se pauza dy javore i ka ndihmuar shumë ekipit të tyre që të përgatiten maksimalisht për sfidat e radhës.

“Është vetëm ndeshja e pestë dhe do ta bëjmë maksimumin në çdo lojë. Meritojmë të jemi lartë në tabelë. Pauza prej dy javësh na ka ndihmuar që të bëjmë më shumë seanca stërvitore e të punojmë më shumë. Sot kemi bërë edhe lojë të bukur dhe kemi marrë fitore. Feronikelit i dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.

Pas këtij triumfi, ekipi i Llapit vazhdon të jetë lider në Superligën e Kosovës me 7 pikë të tubuara, ndërkohë Feronikeli renditet në pozitën e 7-të në tabelë me vetëm 3 pikë të fituara gjatë pesë ndeshjeve të para në elitën e futbollit kosovar.

Llapi i pamëshirshëm për Feronikelin 74, fiton bindshëm për pozitën e parë në renditje
Lexo po ashtu Llapi i pamëshirshëm për Feronikelin 74, fiton bindshëm për pozitën e parë në renditje

Xhiron e ardhshme, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në “Zahir Pajaziti”, ndërsa Feronikeli do të ketë punë në udhëtim tek Liria./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori