Klubi basketbollistik nga Prizreni, Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të “play-offit” pasi ka mposhtur mitrovicasit e Trepçës edhe në ndeshjen e dytë.

Bashkimi ka arritur të mposht Trepçën në “Minatori” të Mitrovicës me rezultat të ngushtë 85-88.

Me këtë fitore klubi prizrenas ka bërë një hap të madh duke u kualifikuar në gjysmëfinale pasi kishte fituar edhe takimin e parë.

Më i dalluari te Bashkimi ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Ndeshja e parë e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” ishte fituar nga Arpagjiktë  me rezultat 86-73.

Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me klubin më të trofeshëm nga Kosova, KB Prishtina. /Telegrafi/