LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian merr në pyetje Facebookun për kriptovalutën Libra

Bashkimi Evropian merr në pyetje Facebookun për kriptovalutën Libra

Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime në lidhje me monedhën e tyre dixhitale të quajtur Libra, të cilën rrjeti social ka vendosur ka sjellë si risi, për lehtësimin e kryerjes së transaksioneve monetare, vetëm duke pasur një llogari në Facebook.

Megjithatë sipas një zëdhënësi nga autoritetet në fjalë, pyetjet e reja të parashtruara nga Komisioni Evropian tejkalojnë shqetësimet e mëparshme antitrust të ngritura mbi Libra Association dhe mënyrën se si e gjitha kjo do të implementohet apo sa i sigurt do jetë procesi, në një kohë kur siguria e të dhënave personale në Facebook është bërë shumë herë objekt skandalesh të mëdha.


Pyetësori ka shtuar një tjetër shtresë shqyrtimi në projektin e monedhës digjitale që Facebook filloi në muajin qershor. Që kur u zbulua, rregullatorët, politikëbërësit dhe politikanët në të gjithë botën janë përqendruar në kritikat dhe dobësitë e projektit.

PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra
Lexo po ashtu PayPal tërhiqet nga projekti i kriptovalutës Libra

Nisma e fundit rreth marrjes në pyetje nga BE u raportua për herë të parë nga Financial Times, përcjell Telegrafi, që kishte siguruar edhe një kopje të dokumentit origjinal. Sipas burimeve, këtë herë BE ka ngritur shqetësime serioze për stabilitetin financiar, pastrimin e parave dhe rreziqet që i kanosen privatësisë.

Vendet evropiane, me në krye Francën janë zotuar të bllokojnë hedhjen e kriptovalutës në tregjet e BE-së, duke thënë se ajo paraqet një rrezik për sovranitetin e monedhave kombëtare. Rregullatorët e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Evropë gjithashtu kanë shprehur dyshime në lidhje me kombinimin e “rezervave të mëdha” të informacionit personal dhe financiar që do të mblidheshin nga zbatimi i një projekti të tillë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që anëtarët e Komitetit të Shërbimeve Financiare kanë duke kërkuar dëshmi edhe nga shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg, lidhur me planet e kompanisë në lidhje me Libran, PayPal ka njoftuar gjithashtu se është tërhequr nga Libra Association, organizata jofitimprurës me bazë në Zvicër, që mbikëqyr projektin. Firma e pagesave PayPal tha se, në vend të kësaj, do të përqendrohet në përpjekjet e saj për “demokratizimin e qasjes në shërbimet financiare”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori