eksperti-banner

Disa fotografi të publikuara në median online tregojnë Jamie Hince teksa përqafohet me një modele të Victoria’s Secret, Jessica Stam, ndërkohë që ndodhet larg bashkëshortes së tij Kate Moss.

Bukuroshja kanadeze, 12 vjet më e vogël se sa Kate, ka marrë një përqafim nga rokeri dhe është fotografuar teksa përkëdhel fytyrën e tij.


Rokeri 46-vjeçar momentalisht ndodhet në një turne në Amerikë së bashku më grupin e tij “The Kills”, ku Jamie dhe Jessica mendohet të jenë takuar.

Ky afrimitet mes dyshes vjen menjëherë pas lajmit se martesa e Kate Moss dhe Jamie Hince ka marrë fund. /tch/

2B03CBC600000578 3182482 image m 10 1438467837036

2AFC347F00000578 3181889 image a 59 1438384635469

2AFC383500000578 3181889 Tender clinch Jessica was seen leaning into Jamie as they leaned m 73 1438384946662