LAJMI I FUNDIT:

Barcelona thumbon Juventusin dhe Ronaldon pas fitores në Ligën e Kampionëve me një postim në Twitter

Barcelona thumbon Juventusin dhe Ronaldon pas fitores në Ligën e Kampionëve me një postim në Twitter

Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ka thumbuar Juventusin dhe Cristiano Ronaldom me një postim të tyre pas fitores së tyre 2-0 të mërkurën mbrëma.

Katalanasit mposhtën Juventusin në Allianz Stadium të mërkurën, duke betonuar pozitën e parë në grupin e dytë me gjashtë pikë nga dy ndeshje.


Barca përfitoi nga një gol në pjesën e parë nga Ousmane Dembele, goditja e të cilit u devijua nga Leonardo Bonucci, ndërsa goli i dytë u shënua nga Lionel Messi.

Koeman i lumtur pas fitores ndaj Juventusit: Ishim superior, fitore e shkëlqyer
Lexo po ashtu Koeman i lumtur pas fitores ndaj Juventusit: Ishim superior, fitore e shkëlqyer

Kjo fitore ka bërë që faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter ta bëjë një postim thumbues për Juventusin dhe yllin e tyre Ronaldo.

“Jemi të kënaqur që keni qenë në gjendje të shihni më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj”, shkruan në postimin e Barcelonës, ku etiketohet Juventusi në një foto të bashkangjitur të Messit.

Ndryshe, ky thumbim vjen si pjesë e një sage thumbimesh nga faqet zyrtare të të dyja klubeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori