LAJMI I FUNDIT:

Koeman i lumtur pas fitores ndaj Juventusit: Ishim superior, fitore e shkëlqyer

Koeman i lumtur pas fitores ndaj Juventusit: Ishim superior, fitore e shkëlqyer

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ishte shumë i kënaqur me përgjigjen e lojtarëve të tij pas disfatës në El Clasico të shtunën e kaluar, duke mposhtur Juventusin në udhëtim në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona fitoi me rezultat 2-0 në udhëtim te Juventusi në ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve, falë golave nga Ousmane Dembele dhe Lionel Messi.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajneri Koeman, i cili mendon se ekipi i tij ishte superior duke e cilësuar si fitore të shkëlqyeshme.

Barcelona e fortë për Juventusin, Dembele e Messi shënojnë në fitoren e katalunasve
Lexo po ashtu Barcelona e fortë për Juventusin, Dembele e Messi shënojnë në fitoren e katalunasve

“Mendoj se ne kemi qenë superior, veçanërisht me lojën tonë. Ne gjithmonë arrijmë tek njeriu i lirë, madje kemi pasur mundësi për të shënuar më shumë gola”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Ishte një fitore e shkëlqyeshme dhe unë jam shumë i lumtur, ishte loja jonë më e kompletuar deri më tani”.

Notat e lojtarëve, Juventus 0-2 Barcelona: Messi yll i ndeshjes
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Juventus 0-2 Barcelona: Messi yll i ndeshjes

“Ne kemi pasur shanse shumë të qarta për të shënuar gola, por gjithashtu duhet të them në rastin e Antoine, ai ishte i pafat. Në gjuajtjen e parë në shtyllë nuk mund të kesh më shumë fat të keq”.

“Nuk është mirë të veçosh një lojtar, ekipi ka treguar shumë besim dhe shumë personalitet ndaj një ekipi të fortë nga Evropa. Është e gjithë skuadra që është spikatur në këtë lojë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori