0Shares

Barcelona është vënë tash e një kohë pas mbrojtësit Clement Lenglet të Sevillas.

Tashmë duket se marrëveshja është arritur mes klubeve.

Bisedimet me drejtuesit e Sevillas duket se ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën.

Clement Lenglet dhe Diego Costa në duel (Getty Images)

Por Barcelona tashmë ka vendosur që ta bëjë pagesën për klauzolën aktuale të tij.

Klauzola e lojtarit është 35 milionë euro. Lenglet ia kishte bërë të qartë drejtuesve të klubit të Sevillas se dëshiron të kalojë te Barcelona.

Lenglet (Getty Images)

Për ketë lojtari refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i mbyllur.

Barcelona ditë më parë ka zyrtarizuar Athur Melon nga Gremio./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)