LAJMI I FUNDIT:

Barcelona planifikon pesë shitje të mëdha për t’i rregulluar financat

Barcelona planifikon pesë shitje të mëdha për t’i rregulluar financat

Klubi katalunas, Barcelona ka probleme financiare që dihen tashmë dhe shitja e disa nga yjeve është zgjidhja e vetme për t’i rregulluar sado pak librat financiar.

Blaugranët janë afër të konfirmohen si fitues të titullit në La Liga për sezonin 2022/23, por dështimi në Evropë ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë përforcimin e skuadrës.

Megjithatë, për të arritur të blerjet e mëdha apo të yjet, Barcelona së pari duhet të shesë, shkaku i problemeve financiare dhe kufirit të pagave.

“Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit - jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën
Lexo po ashtu “Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit - jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Fernando Polo, pesë janë lojtarët që Barcelona synon t’i shesë në afatin kalimtar të verës.

Barcelona dëshiron të shesë Raphinhan, Ferran Torres, Frank Kessie, Marcos Alonso dhe Eric Garcian.

Raphinha është sigurisht lojtari që pritet t’i sjell më shumë të ardhura pasi nga ky transferim Barcelona do të përfitonte rreth 80 milionë euro.

I dyti në listë është Ferran Torres që mund të shkoj deri në 40 milionë euro, ndërsa çmimi i Kessiet mund të sillet rreth 25-30 milionë euro.

Garcia mund të shitet për 20 milionë euro, ndërsa Alonso rreth 10 milionë euro, duke bërë që Barcelona të synojë nga 150 deri në 200 milionë euro nga këto shitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori