LAJMI I FUNDIT:

Barcelona nuk po e bind PSG-në për Neymarin, ofron para dhe dy futbollistë për Jadon Sanchon

Barcelona nuk po e bind PSG-në për Neymarin, ofron para dhe dy futbollistë për Jadon Sanchon

Barcelona është duke hasur në vështirësi për ta rikthyer brazilianin Neymar në Camp Nou.

Paris Saint Germain e vlerëson yllin e tyre 160 milionë euro dhe Barcelona nuk i ka këto para për transferimin e tij.


Kampioni në fuqi i Spanjës duket se është lodhur nga kërkesat e PSG-së dhe ka ndërruar objektiv.

Katalunasit kanë kthyer sytë ka Bundesliga dhe po mendojnë për sensacionin anglez Jadon Sancho.

Borussia Dortmund e vlerëson yllin e tyre 130 milionë euro, 30 më pak se sa kushton braziliani Neymar.

Edhe kjo shumë për Barcelonën është e lartë, por katalunasit janë duke tentuar të përfshijnë disa lojtarë në ofertë.

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Barcelona është gati të ofrojë 60 milionë euro për anglezin, si dhe t’i përfshijë dy futbollistë në marrëveshje.

Ansu Fati dhe Jadon Sancho nga edicioni i ri mund të kenë fanellat e kundërta veshur

Ansu Fati është dëshira e madhe e Borussia Dortmund që kushton rreth 45 milionë euro dhe Barcelona mund ta përfshijë atë në këtë marrëveshje, ndërsa Dortmund do të mund të zgjedh edhe mes lojtarëve të tjerë si Junior Firpo, Nelson Semedo, Rafinha, Samuel Umtiti e Ivan Rakitic.

Dortmund synon të fitojë sa më shumë para nga shitja e anglezit, por verdhezinjtë mund të pranojnë edhe këtë ofertë nga Barcelona, pasi do ta zëvendësonin Sanchon me një talent të madh si Fati të cilin pas disa viteve përsëri mund ta shesin për një shumë të mirë.

Sancho dhe Leo Messi

Gjithsesi katalunasit nuk do ta kenë të lehtë të nënshkruajnë me Sanchon, pasi Manchester United, Liverpool e Chelsea po këmbëngulin për transferimin e tij.

Ndikim të madh në transferimin e Sanchos te Barcelona mund të ketë Lionel Messi, pasi kapiteni i Barcelonës është një idhull për anglezin i cili më parë ka deklaruar se ëndërron të luaj përkrah argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori