Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se klubi do ta ndiejë mungesën e Marcus Rashfordit, pasi katalanasit vendosën të mos e bëjnë të përhershëm transferimin e sulmuesit anglez nga Manchester United.

Pas ndeshjes miqësore parasezonale ndaj Birmingham Cityt, Flick vlerësoi lart paraqitjet e Rashfordit, edhe pse Barcelona zgjodhi të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej rreth 30 milionë eurosh.


Në vend të Rashfordit, Barcelona investoi rreth 70 milionë euro për transferimin e Anthony Gordon nga Neëcastle United.

“Marcus është një lojtar fantastik dhe një person fantastik. Ekipi do ta ndiejë mungesën e tij, edhe unë do ta ndiej”, deklaroi Flick pas ndeshjes.

Rashford pati një periudhë pozitive në Katalonjë, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 11 asistime në 49 paraqitje, përpara se të rikthehej te Manchester United pas përfundimit të huazimit.

Pas largimit nga Barcelona, sulmuesi 28-vjeçar publikoi një mesazh lamtumire në Instagram, ku falënderoi klubin dhe tifozët katalanas për mbështetjen gjatë kohës së kaluar në “Camp Nou”./Telegrafi/

telegrafi sport app