Barcelona nënshkruan me talentin Lucas Roman dhe i vendos një klauzolë prej 400 milionësh: Kush është ‘El Pocho’?

Barcelona ka njoftuar nënshkrimin e Lucas Roman, një sulmues argjentinas 18-vjeçar nga Ferro Carril Oeste, i cili do të përforcojë Barça Atletic të drejtuar nga Rafa Marquez në Kategorinë e Parë të RFEF.
Barça ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka arritur marrëveshje me Ferro Carril Oeste për transferimin e Roman.
“Barcelona dhe klubi Ferro Carril Oeste kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit argjentinas, i cili nënshkruan deri më 30 qershor 2026 me një klauzolë përfundimi prej 400 milionë eurosh”, thuhet në njoftim.
Sipas gazetës argjentinase Ole, operacioni është kryer për 1.1 milionë euro për 85 për qind të transferimit, plus 3.5 milionë për objektivat e ardhshëm.
Skuadra e Caballito do të fitojë 65 për qind të kësaj shume, ndërsa pjesa e mbetur prej 35 për qind do të ndahet mes lojtarit, familjes së lojtarit dhe përfaqësuesit. Përveç kësaj, klubi do të marrë 15 për qind të shitjes së ardhshme.
Kush është ‘El Pocho’ Roman që Barcelona nënshkroi për Barça Atletic?
Pocho Roman lindi në lagjen Caballito të Buenos Aires (Argjentinë) më 10 shkurt 2004 dhe iu bashkua akademisë së të rinjve Club Ferro në moshën 7-vjeçare.
Ky talent i ri mëngjarash, i cili është reprezentues i moshave me Argjentinën, shquhet për shkathtësinë e tij në pozicionet sulmuese.
“Jam shumë i emocionuar dhe do të jap më të mirën time. Jam një nga të privilegjuarit që jam këtu”, ka thënë Lucas Roman për faqen zyrtare të Barcelonës.
‘El Pocho’ Roman e përkufizoi veten si “një sulmues anësor ose sulmues qendre”, por që mund të luajë “në të gjithë vijën e sulmit” dhe theksoi për lojën e tij se ai gjithmonë kërkon “të luajë një me një dhe për ekipin”.
Për pseudonimin e tij “El Pocho” ai shpjegoi se “ia kanë dhënë si fëmijë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Nagelsmann dhe Henry afër zyrtarizimit te gjiganti evropian

Osimhen tregon se kush do të vendosë për të ardhmen e tij

Yjet e Kosovës që dominuan në ligat ku luajnë - disa me nga dy trofe

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium