LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mohon të ketë ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë për Tonalin: Tendencë për të rritur vlerën e lojtarit

Barcelona mohon të ketë ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë për Tonalin: Tendencë për të rritur vlerën e lojtarit

Edhe pse Barcelona po planifikon që të bëjë disa ndryshime në skuadër në këtë verë, ata së fundmi kanë mohuar se kanë bërë ofertë për një lojtar.

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino deklaroi se katalunasit kishin ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarët për të transferuar Sandro Tonalin.

Sipas tij, ajo ofertë ishte refuzuar menjëherë, pasi e cilësojnë lojtarin si më të vlefshëm dhe ka disa skuadra në garë për të.

Mirëpo, një burim i afërt me Barcelonën i ka thënë Mundo Deportivos se ajo gjë është gënjeshtër.

“Barcelona ofron 65 milionë euro dhe dy lojtarë për Tonalin” – presidenti i Brescias zbulon një kalim të madh për mesfushorin
Lexo po ashtu “Barcelona ofron 65 milionë euro dhe dy lojtarë për Tonalin” – presidenti i Brescias zbulon një kalim të madh për mesfushorin

“Ajo gjë është gënjeshtër dhe se ne nuk kemi bërë asnjë ofertë për lojtarin”, thuhet në reagimin e burimit të mediumit spanjoll.

“Ekziston qartë tendenca që të rritet vlera e lojtarit dhe ne nuk kemi ofruar 65 milionë euro e as dy lojtarë”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori