Barcelona ka në listë dy mbrojtës anësorë që po shkëlqejnë në Serie A

Barcelona po shqyrton përforcime në krahët e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.
Klubi katalanas po monitoron dy profile kryesore: Marco Palestra dhe Andrea Cambiaso, të dy që luajnë në Serie A.
Barcelona raportohet se është e hapur edhe për largimin e Jules Kounde dhe Alejandro Balde, gjë që ka rritur nevojën për alternativa të reja në krahët e mbrojtjes.
Palestra, 21 vjeç, aktualisht i huazuar te Cagliari nga Atalanta, konsiderohet si një nga talentet më premtuese në Serie A. Ai luan kryesisht në krahun e djathtë dhe spikat për shpejtësinë, driblimin, kontributin ofensiv dhe krosimet, por mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë.

Ndërkohë, Cambiaso i Juventus vlerësohet për fleksibilitetin e tij taktik, pasi mund të mbulojë të dy krahët. Ai është i fortë në mbrojtje, por gjithashtu kontribuon shumë në fazën e ndërtimit të lojës dhe sulmet progresive.
Me merkatos që po afrohet, Barcelona duket se po përgatitet për ndryshime të rëndësishme në repartin defensivë, duke synuar një profil më të ri dhe më dinamik për krahët. /Telegrafi/





















































