Barcelona ka ndarë 92 milionë euro bonuse për lojtarët, pas triumfit në La Liga dhe në Superkupën e Spanjës në sezonin e kaluar.

Ky bonus ishte më i vogël për dy milionë euro më i vogël se në vitin 2018, por ishte më i madh se në vitin 2015 kur skuadra e fitoi tripletën.


Mundo Deportivo raporton se skuadra ka shpenzuar 541 milionë euro në të gjithë personat e përfshirë në skuadër, e që aty hyn edhe i gjithë stafi.

19412268 0 image a 34 1570479100068

Në mesin e kësaj shume, 311 milionë janë shpenzuar në lojtarë dhe stafin e trajnerit që fituan ligën spanjolle dhe Superkupën e Mbretit, mirëpo dështuan në Kupën e Mbretit që e fitoi Valencia.

Në sezonin 2014/15, Blaugranasit paguan 89 milionë euro për lojtarë dhe trajnerin kur fituan La Ligan-në, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

Në sezonin 2017/2018, Barcelona ka paguar 94 milionë euro për lojtarët dhe trajnerit, gjersa fituan Kupën e Mbretit dhe ligën e Spanjës. /Telegrafi/

19412300 7547861 Barcelona s players were rewarded for winning La Liga and the Sp a 1 1570486737722

telegrafi sport app