LAJMI I FUNDIT:

Barcelona gjen zëvendësimin e Bravos (Foto)

Barcelona gjen zëvendësimin e Bravos (Foto)

Kampionët e Spanjës kanë arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Jasper Cillessen.

Claudio Bravo pritet që të largohet nga Barcelona, pasi që Manchester City është shumë pranë të nënshkruajë me portierin kilian.


Mirëpo sekretari i katalanasve, Robert Fernandez ka paralajmëruar se Bravo do të largohet nga klubi vetëm kur të gjendet zëvendësuesi i tij.

Zidane e pranon: Më dhemb koka kur e bëjë formacionin
Lexo po ashtu Zidane e pranon: Më dhemb koka kur e bëjë formacionin

Sipas ‘Sky Sports’, Barcelona tashmë ka arritur marrëveshje me Jasper Cillesen, i cili shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si ‘blaugrana’.

Për portierin e Kombëtares së Holandës, kampioni aktual i Spanjës Barcelona do të paguajë 12 milionë euro. /Telegrafi/

Cillesen