LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do rikthimin e Guardiolas

Barcelona e do rikthimin e Guardiolas

Trajneri i njohur katalunas i Manchester Cityt, Pep Guardiola mund të kthehet në verë te ish-klubi i tij, Barcelona.

Kampionët anglezë janë larg liderëve të Liverpoolit këtë sezon dhe kjo ka çuar në sugjerime se kohës së Guardiolas në klub po i vjen fundi.


Megjithatë, ofertat për trajnerin e njohur katalunas nuk mungojnë nga klubet e mëdha evropiane, ku njëra nga to është Barcelona.

Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij
Lexo po ashtu Gurdiola mund të largohet në verë nga Man City, Pochettino shihet pasues i tij

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Guardiolas mundësinë për t’u rikthyer në ish-klubin e tij, nëse ai vendos të largohet nga City.

Barcelona e Ernesto Valverdes është ende brenda objektivave dhe lider në La Liga, por thuhet se ata do të ishin gati për t’i dhënë mundësinë e rikthimit Guardiolas. /Telegrafi/