LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e 2009 kundër Bayern Munich 2020, fituesit e gjashtë trofeve brenda një sezoni: Beteja e madhe se kush është më i fortë

Barcelona e 2009 kundër Bayern Munich 2020, fituesit  e gjashtë trofeve brenda një sezoni: Beteja e madhe se kush është më i fortë

Bayern Munich u bë ekipi i dytë në histori që fitoi “Të gjashtin” trofe sezonal,  kur të enjten siguroi kurorën e Kupës së Botës për Klube me një fitore 1-0 ndaj Tigres.

Por si do të dukeshin nëse do të krahasoheshin ky ekip me ekipin që regjistroi këtë rekord për herë të parë?


Kthehemi në vitin 2009, kur Pep Guardiola me Barcelonën dominonte Evropë dhe pastaj edhe botën, me një skuadër të ngjashme dhe  mbresëlënëse siç e ka krijuar Hansi Flick te Bayern në vitin 2020.

Kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2008, pak – pothuajse askush – nuk do të kishte menduar se ai do të vazhdonte të arrinte atë që bëri me një grup lojtarësh të papërsëritshëm.

Trajneri katalanas shikoi te La Masia dhe ADN-ja e Barcelonës, duke këmbëngulur që ekipi i tij të ishte i fiksuar në kontrollimin e topit. Guardiola ndërtoi një makinë fituese të pandalshme me këtë stil.

Disa nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave u bashkuan në kulmin e karrierës së tyre, të udhëhequr nga Lionel Messi dhe të stërvitur nga Guardiola.


Formacioni


Historiku i gjashtë trofeve të Barcelonës

Kupa e Mbretit: Barcelona 4– 1 A.Bilbao

La Liga: Fitoi titullin me nëntë pikë epërsi

Liga e Kampionëve: Barcelona 2-0 Manchester United

Superkupa e Spanjës: Barcelona 5-1 Athletic Bilbao (dy ndeshje)

Superkupa e Evropës : Barcelona 1-0 Shakhtar Donetsk

Kupa e Botës për Klube: Barcelona 2-1 Estudiantes de La Plata


Siç ndodh shpesh, befasitë e paharrueshme shpesh vijnë pothuajse pa dashje. Dhe kjo është ajo që ndodhi me Bayernin.

Hansi Flick mori drejtimin e një ekipi që në dukje ishte i dobët në nëntor të vitit 2019 dhe vetëm disa muaj më vonë, i ktheu ata në një skuadër të pamposhtur.

Të udhëhequr nga Robert Leëandoëski, bavarezët masakruan këdo që iu doli përpara nga Bundesliga në Ligën e Kampionëve. Ata kanë një sukses të jashtëzakonshëm në këtë harë me 19 fitoreve radhazi dhe vetëm një humbje.

Vetëm 11 vjet pasi Barcelona fitoi “Të gjashtin” e parë, bota e futbollit ka një ‘grabitqar’ të ri që i donte të gjitha dhe përfundoi duke i arritur .

Gjashtë trofetë e Bayern në një vit erdhën me një formacion shumë kompakt ku mbizotëruan Evropën dhe do të mbahen mend përgjithmonë  për një nga rezultatet më të paharrueshme ndonjëherë, duke mposhtur Barcelonën 8-2.


Formacioni


Historiku i gjashtë trofeve të Bayern Munich

DFB-Pokal: Bayern 4-2 Bayer Leverkusen

Bundesliga: Fitues me epërsi prej 13 pikësh

Liga e Kampionëve: Bayern 1-0 Paris Saint-Germain

Superkupa e Gjermanisë: Bayern 3-2 Borussia Dortmund

Superkupa e Evropës: Bayern 2-1 Sevilla

Kupa e Botës për Klube: Bayern 1-0 Tigres


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori