LAJMI I FUNDIT:

Barcelona cakton datën se kur do të rikthehet Pedri në fushën e lojës

Barcelona cakton datën se kur do të rikthehet Pedri në fushën e lojës

Pedri pritet të rikthehet nga një lëndim në kofshë në kohë për përballjen ndaj Real Madridit të cilën Barcelona do e luajë në rolin e nikoqirit.

Mesfushori ka qenë jashtë fushës që nga java e dytë e sezonit 2023/24 të La Ligas, pasi kishte pësuar një lëndim në kofshën e djathtë në stërvitje, pas një fitoreje 2-0 ndaj Cadiz, ndeshje në të cilën Pedri shënoi.


Ky lëndim ishte një nga të shumtët që Pedri ka pësuar vitet e fundit, me lojtarin që tani ka humbur 66 ndeshje, kryesisht për shkak të lëndimeve muskulore.

Për shkak të përsëritjes së lëndimit të njëjtë vazhdimisht, Barcelona ka qenë veçanërisht e kujdesshme në lidhje me rehabilitimin e lëndimit të mesfushorit dhe, si i tillë, Pedri ka humbur dy muaj të sezonit 2023/24 deri më tani.

Sipas Diario AS, megjithatë, magjia e 20-vjeçarit do të rikthehet në fushë së shpejti. Pedri tani pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen që Barcelonës e luan në Ligën e Kampionëve ndaj Shakthar Donetsk më 25 tetor, tre ditë para një takimi vendimtar në La Liga me Real Madridin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Pedri dha një përditësim për rehabilitimin e tij dhe pranoi se synon një rikthim pas pushimit me kombëtare në tetor.

“Për fat të mirë, gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe unë jam pothuajse gati. Së shpejti, pas pushimit, shpresoj të jem gati”, kishte thënë Pedri.

I pyetur konkretisht për El Clasico, ai shtoi: “Nëse gjithçka shkon mirë, do të jem në maksimumin tim”.

Deco nis bisedimet për t'i blinduar edhe katër yje të Barcelonës me kontrata afatgjate
Lexo po ashtu Deco nis bisedimet për t'i blinduar edhe katër yje të Barcelonës me kontrata afatgjate

Barcelona aktualisht është në vendin e tretë në elitë pas Gironas dhe Real Madridit falë barazimeve befasuese me Granadan, Mallorcan dhe Getafen.

Barcelona mund të barazohet me pikë me Real Madridin në krye të tabelës së La Ligas në rast të një fitoreje ndaj tyre më 28 tetor./Telegrafi/