LAJMI I FUNDIT:

Barça e gatshme të pranojë zbritje për Rafinhan

Barça e gatshme të pranojë zbritje për Rafinhan
Rafinha gjatë ndeshjes kundër Beneventos në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images )

Ende nuk ka filluar afati kalimtar veror dhe Interi dhe Barcelona dëshirojnë të zgjidhin të ardhmen e Rafinhas.

Braziliani ka treguar paraqitje të mira te klubi italian dhe ata dëshirojnë blerjen e tij përfundimtare.


Por, sipas ESPN, zikaltrit janë të gatshëm të blejnë brazilianin vetëm nëse klubi katalunas i mundëson atyre një ulje.

Rafinha në tentim për të dribluar Nicolas Violan e Beneventos (Foto: Getty Images)

Në marrëveshjen aktuale Rafinha kushton 35 milionë euro, plus tre në formë të bonuseve.

Barcelona ka shprehur gatishmëri të diskutojnë edhe një herë për këto shifra, por jo nën 30 milionë euro.

Lucas Hernandez, Rafinha... dhe Messi: Tetë lojtarët që kanë mundur ta zgjedhin Spanjën, por nuk e bën atë
Lexo po ashtu Lucas Hernandez, Rafinha... dhe Messi: Tetë lojtarët që kanë mundur ta zgjedhin Spanjën, por nuk e bën atë

Palët pritet të takohen shumë shpejt dhe 25-vjeçari të jetë përfundimisht lojtar i Interit.

Në shtatë paraqitje në Serie A braziliani ka dhuruar një asistim në 295 minuta lojë. /Telegrafi/