Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në botë, mund të nxisë recesion global më 2023, ka thënë Banka Botërore.
Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit “duke vepruar sipas një sinkroni që nuk është parë në pesë dekadat e fundit”, për të luftuar rritjen e çmimeve, ka thënë ky institucion.
Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik.
Rritja e normave të interesit e bën huamarrjen më të shtrenjtë, dhe kështu tentohet të luftohet rritja e çmimeve.
Megjithatë, një vendim i tillë i bën edhe kreditë më të kushtueshme, diçka që mund të ngadalësojë rritjen ekonomike, shkruan Rel.
Ky njoftim i Bankës Botërore vjen pas takimit të zyrtarëve të Bankës amerikane të Rezervave, dhe Bankës së Anglisë, të cilat pritet të rrisin sërish normat e interesit javën e ardhshme.
Të enjten, Banka Botërore ka thënë se ekonomia globale është duke ecur me ritmin më të ngadalshëm prej vitit 1970.
“Në situata të tilla, edhe një goditje jo shumë e madhe në ekonominë globale, mund të nxisë recesion vitin e ardhshëm”, ka thënë mes tjerash Banka Botërore.
Ajo u ka bërë thirrje bankave qendrore që të koordinojnë veprimet dhe të “bisedojnë qartë për vendimet e tyre” për të shmangur vështirësitë më të mëdha.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar është regjistruar së fundi niveli më i lartë i inflacionit në 40 vjetët e fundit.
Kjo situatë është rezultat i rritjes së kërkesës pas heqjes së kufizimeve për luftim të pandemisë së coronavirusit, dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë, naftës dhe ushqimeve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe