LAJMI I FUNDIT:

Balotelli vendos për të ardhmen, arrin marrëveshje me Marseillen

Balotelli vendos për të ardhmen, arrin marrëveshje me Marseillen
NICE, FRANCE - JUNE 01: Mario Balotelli of Italy in action during the International Friendly match between France and Italy at Allianz Riviera Stadium on June 1, 2018 in Nice, France. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Mario Balotelli ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi italian nuk do të rikthehet edhe njëherë në futbollin italian ashtu siç ishte raportuar ditë më parë.


Napoli, Juventus, Roma dhe Sampdoria ishin skuadrat që e dëshironin me ngulm sulmuesin italian.

Por Super Mario ka vendosur të vazhdoj karrierën në kampionatin francez Ligue 1.

Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari dhe agjenti i tij Mino Raiola kanë qëndruar në qytetin e Marseilles për të kryer transferimin e tij.

Mario Balotelli (Getty Images)

Si futbollist i lirë që është, Balotelli do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me gjigantin francez.

Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa deri te zyrtarizimi kanë mbetur edhe disa detaje të vogla.

Kësisoj Balotelli do të vijojë karrierën në Ligue 1 pas dy viteve mjaftë të suksesshme tek Nice.

Interesim për 27-vjeçarin kishte shprehur edhe gjiganti gjerman Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Veprim i shëmtuar nga tifozi i United ndaj Rashfordit - anglezi u ndal nga Antony para një skene shokuese

Premier League
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

A do të luajë Girona në Ligën e Kampionëve? Ky është afati që UEFA i ka vendosur spanjollëve për ndërprerjen e lidhjeve me Man Cityn

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori