LAJMI I FUNDIT:

Balotelli drejt Monacos

Balotelli drejt Monacos

Mario Balotelli thuhet se është takuar me presidentin e Monacos, Dmitry Rybolovlev dhe është duke menduar për një kalim në Ligue 1.

Sulmuesi italian është i huazuar te Milani nga Liverpooli, mirëpo ky ka qenë një sezon i vështirë për SuperMarion, i shoqëruar me lëndime dhe probleme me formën.


Gjasat janë minimale që Rossonerët ta blejnë kartonin e tij, ndërsa as klubi anglez nuk mendon për ta kthyer.

Prandaj, sipas InsportPlus, 25-vjeçari po mendon për një huazim te klubi që luan në kampionatin francez dhe pastaj mund të shkojë diku tjetër.

Monaco duhet të bisedojë me Liverpoolin për ta diskutuar transferimin e mundshëm të SuperMarios. /Telegrafi/