Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Malishevës në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.

Therandasit i janë kthyer fitores, duke shfrytëzuar terrenin vendas për të mposhtur Malishevën.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi për një nuancë vendasve, por pa arritur të jenë konkret në shënimin e golave.

Astrit Thaqi (6’) dhe Blendi Baftiu (39’) tentuan ta gjejnë golin, por ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasin ishin dukshëm skuadër më e mirë, më kërkuese duke arritur t’i shënojë edhe dy gola dhe ta marrë një fitore të madhe.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 75-të nga zëvendësuesi Albion Rrahmani, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Ermal Krasniqi (90’) shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 27 pikë, ndërsa Malisheva renditet në vendin e nëntë me 15 pikë.

Në ndeshjen e radhës, “Xhebrailat” luajnë në udhëtim te Feronikeli, ndërsa Malisheva e pret Drenicën. /Telegrafi/