LAJMI I FUNDIT:

Ballkani pret Besën, formacionet zyrtare

Ballkani pret Besën, formacionet zyrtare

Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani do të luaj përsëri në shtëpi.

Skuadra e Ismet Munishit është nikoqir i Besës së Pejës në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë.


Pas fitores dramatike ndaj Prishtinës, Ballkani synon që të vazhdoj me fitore për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër Besa e cila pësoi humbje te Gjilani në mesjavë udhëton drejt Therandës për të shkaktuar befasi.

Dueli i parë i tyre këtë edicion kishte përfunduar me fitoren e thellë të Ballkanit 1-4.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Rugji, Bytyqi, Sinani, Jashanica, Potoku, Kuç, Baftiu, Korenica, Krasniqi, Daku, Zeka.

Besa: Kolaj, Sekic, Babosa, Xhaka, Sheqerolli, Halili, Rajovic, Tahiri, Syla, Brruti, Da Silva.  /Telegrafi/