LAJMI I FUNDIT:

Ballkani mposht Phoenixin dhe kalon tutje në Kupën e Kosovës

Ballkani mposht Phoenixin dhe kalon tutje në Kupën e Kosovës

Ballkani ka siguruar kalimin në 1/8-tën e Kupës së Kosovës pas fitores 1-3 në udhëtim te Phoenix.

Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar formën e lartë edhe në Kupën e Kosovës, pasi ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-tës me një fitore ndaj Phoenixit të Banjës.


Therandasit morën një fitore relativisht të lehtë ndaj Phoenixit ku triumfuan me rezultat 3-1.

Golat për ekipin e Ilir Dajës u shënuan nga Dejan Zarubica (23’), Edvin Kuc (64’) dhe Nazmi Gripshi (87’).

Në anën tjetër, goli i vetëm për ekipin pejan u shënua nga Ediae Precious.

Me këtë fitore, Ballkani bohet skuadra e fundit që siguron kalimin në raundin e 1/8-tës. /Telegrafi/